Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër projektaktin për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në këtë mënyrë KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duke vulosur fitoren e socialistëve.
Kujtojmë se opozita kundërshtoi rezultatin duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa qarqe, por të gjitha shkallët e ankimit përfshirë dhe Kolegjin Zgjedor, i rrëzuan pretendimet e tyre duke lënë në fuqi rezultatin, ku PS fiton 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.