Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj totali i depozitave bankare arriti në 1.13 trilionë lekë apo rreth 9.1 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7 miliardë lekë më shumë se kundrejt prillit të këtij viti.
Ndërsa me bazë vjetore, pra kundrejt majit të vitit të shkuar kur ishte edhe kulmi i pandemisë, kursimet janë rritur me rreth 84 miliardë lekë apo rreth 690 milionë euro më shumë.
Kjo tendencë e shqiptarëve për të kyçur paratë e tyre në banka nisi që prej vitit të kaluar me përhapjen e Covid n19 si rrjedhojë e pasigurive të shtuara, teksa ndikim dha edhe zbatimi i masave kufizuese pasi vendet e huaja kufizuan lëvizjet dhe si pasojë u ul edhe mundësia e shqiptarëve për të shpenzuar.
Nga ana tjetër, kjo rritje e fortë e kursimeve është ndikuar edhe nga mungesa e investimeve, pasi shumë biznese i kanë ngrirë ato dhe nuk po kryejnë investime të reja si pasojë e goditjes që shumë sektorë morën nga pandemia.
Gjatë muajit majit depozitat bankare janë udhëhequr nga depozitat në valutë, ndryshe nga viti i kaluar kur që u dominuan nga monedha vendase, ku shtimi i tyre u ndikua si ng segmenti i individëve ashtu edhe nga korporatat e tjera jo financiare.
Ndërsa në lekë, rritja erdhi kryesisht nga kursimet e individëve kryesisht përmes depozitave pa afat, duke i bërë ato lehtësisht të tërheqshme në çdo moment.
Top Channel