Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku u zhvlerësua ndaj monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,53 lekë dhe këmbehet me 103,95 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 122,53 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 143,88 lekë, duke shënuar një rritje me 0,58 lekë.
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 113,06 lekë, ose 0,14 lekë më tepër se një ditë më parë.