Shërbimi Meterologjik Ushtarak thotë se kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.
E ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.
Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e sotme. Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.