Në gjendje të degraduar Erik Lloshi fotografohet duke konsumuar lëndë narkotike

2 Minuta Lexim

Erik Lloshi është një ndër këngëtarët më të dashur për shqiptarët. I njohur më së shumti për baladat Eriku ka ditur mjaft mirë si t’i rezistojë tregut shqiptar, i cili sa po vjen po bëhet me konkurencë më të madhe.

Së fundmi në një intervistë për “Ora Verore”, Erikut i është bërë një lojë e vogël nga gazetari, Ronaldo Sharka.

Për të parë reagimin e Erikut, gazetari e ka pyetur atë për disa “lajme” që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale ku këngëtari lakohet se ka konsumuar lëndë narkotike.

E duke qenë se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë kjo shaka është pritur me mjaft sportivitet nga vetë ai.

Gazetari: A i ke parë lajmet që kanë plasur sot në portale për ty? Erik Lloshi këngëtari i njohur shqiptar fotografohet duke konsumuar lëndë narkotike në gjendje të degraduar?

Erik Lloshi: Jo nuk i kam lexuar portalet

Gazetari: Ishin me fakte, me foto

Erik Lloshi: Me fakte? Po mirë nëqoftëse e kam bërë le të dalin

Gjithashtu, ndër të tjera Eriku nuk qëndroi pa hedhur dhe disa thumba mbi kolegët e tij të cilët sapo publikojnë një projekt të ri muzikor hedhin 10 mijë euro për të marrë sa më shumë klikime.

“Nuk e ke vënë rë se ka dalë Don Xhoni e me rradhë që hedhin nga 10 mijë euro. Ka shumë artistë që hedhin 10 mijë euro sponsorizime për të marrë sa më shumë klikime”, tha Eriku.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull