Njerëzit po luftojnë me Covid-19, pandemia e panjohur përfshin SHBA-të, mijëra zogj të ngordhur papritur

2 Minuta Lexim

Një epidemi e re ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara. Këtë herë ajo nuk prek njerëzit, por prek zogjt dhe ekspertët thonë se mbetet i panjohur.

Ndërsa njerëzit dhe kafshët e tjera luftojnë me Covid-19, specie të shumta zogjsh, kryesisht në Uashington D.C., gjenden të ngordhura pa ndonjë arsye, shkruajnë mediet e huaja.

Fenomeni filloi në Prill në shumë shtete të SHBA dhe ornitologët aktualisht thonë se zogjtë që ngordhin kanë sy të fryrë dhe probleme neurologjike, që më pas i bën ata të humbin ekuilibrin.

Jim Monsma, themelues dhe drejtor i një qendre për mirëqenien e kafshëve në kryeqytetin amerikan, thotë se nuk është e pazakontë të gjesh zogj me probleme në sy, por kjo është “një epidemi e pazakontë”.

Testet mbi zogjtë e ngordhur deri më tani kanë dështuar. Janë përjashtuar shkaqe të ndryshme të mundshme, siç është sëmundja e Nilit Perëndimor. “Ne nuk dimë asgjë akoma”, pranoi Z. Monsma.

Shkalla e vdekjes së shpendëve shqetëson ekspertët: “Ne po humbasim popullatën tonë të shpendëve në një shkallë alarmante. Rreth një e treta e specieve në Amerikë po ngordhin me shpejtësi dhe kjo po përhapet në speciet e tjera. Në asnjë rast nuk mund të përjashtojmë që kjo të kalojë te njerëzit”, shpjegon Monsma.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull