Paketa e re ligjore për prokurimet publike, Rama: Merrni një laps dhe studiojeni

2 Minuta Lexim

Rama: T’i vini gishtin kokës dhe të kuptoni se mandati i tretë nnënkupton një vetëdijësim të trefishtë për punën tuaj.

Më ra në sy se pas takimit të djeshëm me krerët e Policisë së Shtetit.
Disa ishin shprehur se unë isha kujtuar vonë në ndryshimin e kursit në Policinë e Shtetit në lidhje me kontrollin e territorit, korrupsionit dhe ryshfetit në rrugë që ka rinisur me drejtuesit në rrugë.
As unë nuk jam kujtuar vonë, progresi qoftë në garantimin e rendit publik është i madh por po të shohim majën ku dua të ngjitemi ka akoma shumë për të bërë.

Duke e mbyllur këtë parantezë, po kthehem tek arsyeja e parë, prokurimet publike. Kërkoj vëmendjen tuaj të plotë në këtë aspekt dhe uroj në reagimi ne tuaj të menjëhershëm dhe të pandërprerë deri në fund të mandatit për të garantuar, cilësi, transparencë. Nuk po i hyj fakteve e shifrave se sa është përmirësuar sistemit të prokurimeve publike, por duke qenë se pakënaqësia është një konstante e punës së përditshme me veten, me ju, me qeverinë, me të gjitha institucionet dhe për prokurimet publike kam kërkuar përmirësim.
Sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimet publike. Përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator. Paketa e re synon të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, qoftë autoriteteve kontraktore, qoftë operatorë ekonomikë. Ju ftoj të merrni sa më shpejt në laps ta studioni këtë paketë dhe të kërkoni nga strukturat tuaja për prokurimin të bëjnë të njëjtën gjë. Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni me procesin e prokurimeve publik, të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujto prej jush ose kujtdo qoftë që do luajë me zjarri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull