Përplasën për vdekje motoristin në Kamëz, ShÇBA arreston punonjësin 20-vjeçar të policisë së bashku me të vëllain

1 Minuta Lexim

Njoftimi i plotë i ShÇBA-së: Tiranë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.

Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull