Policia publikon pamjet e aksionit në Durrës

4 Minuta Lexim

Policia e Durrësit ka zhvilluar gjatë natës një operacion për goditjen e paligjshmërisë, i cili ka sjellë disa të arrestuar.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e ‘Fax News Kloida’ Gjuzi se është bllokuar një taksi dhe një sasi e konsiderueshme municionesh dhe kapsollësh detonatorë.

Kështu, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” shtetasi Mersin Sadiku.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Strukturat policore të DVP Durrës dhe komisariatet në varësi të saj, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar me kontrolle të befasishme me pika të lëzishme kontrolli, me afate kohore të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi M. S., kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi M. S., 55 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 64 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi në datë 19.06.2021, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Përsëritësi”, kapën dhe  arrestuan në flagrancë shtetasin  I. M., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë orëve të para të mëngjesit u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash dhe sende personale në mjetin e shtetases S. Z. Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së sendeve të ndryshme personale në 3 automjete të ndryshme, gjatë muajin qershor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull