Qëllohet me plumb në kokë gazetari i njohur investigativ

2 Minuta Lexim

Gazetari i njohur investigativ holandez, Peter R de Vries, është qëlluar me pesë plumba ditën e djeshme në Amsterdam.

Peter R de Vries u qëllua pesë herë në trup, duke përfshirë një plumb në kokën e tij, ndërkohë që policia ka arrestuar 3 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë.

De Vries është i njohur për hetimet e tij mbi çështjet penale të profilit të lartë.

Peter R de Vries po largohej nga një studio televizive në momentin që ndaj tij u bë atentati me 5 të shtëna, njëra prej të cilave në kokë.

Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema tha se 64-vjeçari ishte “duke luftuar për jetën e tij”.

“Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm që pa u lodhur kërkoi drejtësi,” tha ai.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte tha se sulmi ishte “tronditës dhe i pakonceptueshëm”.

“Është një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe një sulm ndaj lirisë së shtypit, i cili është kaq thelbësor për demokracinë dhe sundimin e ligjit tonë,” tha ai.

“Ne jemi duke u lutur që ai të mbijetojë”, shtoi kryeministri.

I njohur për punën e tij në ekspozimin e botës së krimit, Z. De Vries është një komentator i shpeshtë i programeve televizive të kronikës së zezë.

Në vitin 2008 ai fitoi një Çmim Ndërkombëtar të çështjeve aktuale Emmy për punën e tij duke hetuar zhdukjen e adoleshentEs Amerikane Natalee Holloway në ishullin Aruba të Karaibeve në 2005-ën.

Ai gjithashtu hetoi rrëmbimin e mandatit të birrës Freddy Heineken në vitin 1983.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull