Ruçi mban fjalimin e fundit në parlament, deputetët nuk i kursejnë duartokritjet

3 Minuta Lexim

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi përmes një fjalimi të mbajtur nga foltorja e parlamentit renditi arritjet e Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 2017-2021. Ruçi, teksa numëroi ligjet e miratuara prej Kuvendit, theksoi rëndësinë e punës së bërë nga institucionit që ai drejton në lidhje me miratimin e ligjeve të reformës zgjedhore, reformës në drejtësi dhe çeljes së negociatave me bashkimin evropian.

Teksa falënderoi bashkëpunëtorët e tij ndër vite dhe familjen, Ruçi shprehu mirënjohje për qytetarët e Tepelenës dhe Fierit, të cilët e kanë zgjedhur si përfaqësuesin e tyre në parlament këto 30-vite, nga të cilat 16 vite në pushtet dhe 14 vite në opozitë.

“Jam mirënjohës qytetarëve të Tepelenës dhe qytetarëve të Fierit të cilët më kanë zgjedhur si përfaqësuesin e tyre në këtë parlament.

Doja të falenderoja dhe njëherë familjen time, për mbështetjen e dhënë.

Për rreth 30 viteve në këtë sallë 16 vite i kam kaluar në pushtet dhe 14 vite në opozitë, por në Kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik”, tha Ruçi

 

Ruçi vlerësoi gjithashtu veprimtarinë parlamentare në lidhje me menaxhhimin e situatës së pandemisë së Covid-19 dhe tërmetit.

231 ligje u miratuan gjatë periudhës së pandesmisë, ku rreth 80 ligje ishin në funksion të përballimit të kësaj pandemie.

Gjatë vitit 2017-2021 parlamenti miratoi paketën e dytë të reformës në drejtësi, ku përfshihen ligji për SPAK-un, ligji për Gjykatën Kushtetuese, ligji për Kodin e ri Civil dhe Kodin e ri Penal.

Gjatë kësaj legjislature u zgjodh Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata Kushtetuese. Kuvendi Zgjodhi Inspektorin e Lartëe të Drejtësisë. Gjatë kësaj legjislature, me kërkesë të tre deputetëve u ngritën 3 Komisionet Hetimore. Në këtë legjislaturë u mor vendimi për çeljen e negociatave, duke shënuar një fitore për të gjithë shqiptarët, por që nuk duhet mohuar dhe kontributi i Kuvendit në këtë pikë.

Gjatë kësaj legjislatore Kuvendi miratoi 47 projekt-ligje për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.  manuali përmban udhëzime që deputetët duhet të ndjekin për përafrim e legjislacionit të Shqipërisë me atë evropian.

Gjatë kësaj legjislature miratuam 5 rezoluta. Kolegëve tanë u bëm të qartë që Shqipëria ka vetëm një plan A dhe ky është integrimi në Bashkimin Evropian.

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nuk varet më nga ne por nga qëndrimi i disa nga vendeve anëtare”, u shpreh Ruçi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull