Dy qytetarët shqiptarë nga Kosova që ecën me shpejtësi skëterrë 230 km/h në vendin tonë u bënë epiqendra e lajme këto ditë. E teksa të gjithë po flasin për këtë çështje, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ka sfiduar policinë dhe ka fluturuar me veturën e tij luksoze.
Këtë gjë nuk e fsheh aspak dhe madje ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet teksa lëviz me shpejtësi mbi 215 km/h me veturën e tij të tipit ‘’Audi’’.
Kjo nuk është hera e parë në fakt që ish-konkurrenti bën të tilla veprime dhe i shfaq në mënyrë publike.