Shaban Murati: Shqipëria është çiflig, nuk është bërë ende shtet

1 Minuta Lexim

Diplomati Shaban Murati e krahason Shqipërinë me një çiflig, ku sipas tij, pushteti trashëgohet.

Në një postim në rrjetet sociale, Murati shprehet se Shqipëria nuk është shtet kapitalist, nuk është shtet revizionist, e nuk është as shtet demokratik.

Sipas tij, Shqipëria nuk është bërë ende shtet, por është një çiflig.

“30 vite me radhë në tranzicionin hermafrodit shqiptar timonin e pushtetit e kanë pasur bijtë e anëtarëve të vjetër të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë. Po shohim se në 30 vitet e ardhshme timonin e pushtetit do ta kenë bijtë e anëtarëve të rinj të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë. Bandustani i vazhdimësisë dhe i trashëgimisë. Shqipëria është çiflig”, e përfundon reagimin Murati, ish-ambasadori i Shqipërisë dhe autori i disa librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, rolin e Shqipërisë në to dhe aktualitetin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull