Shpallja “non grata” e Berishës nga SHBA, Imami: Ja kush është ankuar në Ambasadë

1 Minuta Lexim

Arben Imami ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku tregoi se pse nuk ka qenë shumë aktiv këto vitet e fundit në politikë. Ai u shpreh se u largua nga skena në vitin 2019 kur PD dogji mandatet. Por një tjetër arsye është edhe fakti që po merret me një projekt personal.

Më pas ish-ministri i Mbrojtjes, një nga themeluesit e PD-së, ka komentuar edhe njëherë vendimin e SHBA-së për të shpallur Sali Berishën “non grata”.

“Nëse është ankuar dikush për Berishën në ambasadën e SHBA-së që nuk e lejon të veprojë, është Lul Basha dhe jo Edi Rama. DASH thotë qartë, vendime të korruptuara që minojnë demokracinë.

Pas këtij togfjalëshi Berisha tha unë nuk jam vendimmarrës për largimin nga Parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve, që këto dy vendime nuk janë të miat por kryetarit të partisë”, tha Imami.

Unë e di që ai (Basha) të gjitha i ka bërë vetë, përgjegjësia e Berishës është që e ka përkrahur vendimin e kryetarit të partisë, por nuk e ka marrë ai, për këtë të jeni i sigurt” tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull