Shpërthen rafineria më e madhe e naftës në Rumani, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

1 Minuta Lexim

Një shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Rumani jashtë qytetit të Konstancës të premten, la të vdekur një person dhe lëndoi të paktën katër të tjerë, thanë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, tymi i zi mund të shihet duke vërshuar nga uzina Navodari Petromidia, pranë Detit të Zi, derisa shërbimet e urgjencës i dërguan njerëzit e lënduar për trajtim, kjo bazuar në deklaratën e zyrtarëve.

Operatori i rafinerisë, Rompetrol Rafinare, tha se zjarri më vonë ishte “stabilizuar”.

“Ekipet e brendshme dhe të jashtme po bëjnë përpjekje për ta shuar atë sa më shpejtë”, tha kompania në një postim në mediet sociale.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull