Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali. Ideja është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa. Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla & Bapu Srlst.
Sjellim në vëmendje se rrej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.
Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku