Një 50-vjeçar me inicialet D.M dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Pëllumbas të Tiranës rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Nga informacionet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se 50-vjeçari vuante nga depresioni, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.