Lojërat Olimpike mund të anullohen për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19 në fhstain olimpik ku po qëndrojnë sportistët.
Udhëheqësi i komitetit për organizim të Lojërave Olimpike Verore, Toshiro Muto, tha se organizatorët janë duke analizuar nga afër të dhënat rreth pandemisë dhe se ai vetë është në kontakt me zyrtarë tjerë për të marrë vendime të bazuara në informacionet e fundit.
Deri më tani numri i personave të infektuar ka arritur në 71, ndërkohë që Lojërat Olimpike pritet të nisin për 3 ditë.
“Ne jemi pajtuar që bazuar në situatën me koronavirus, të rinisin bisedimet. Në këtë pikë, numri i të infektuarve mund të rritet apo bie, ndaj ne duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë kur situata të vështirësohet”, tha Muto.