Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arjan Asllani, 47 vjeçari i cili i dha fund jetës ditës së sotme brenda dyqanit të tij të suvenireve.
Arjan Asllani është vetëvrarë brenda dyqanit të suvenireve. Ajo që kemi mësuar nga burime nga terreni ai njihej si një djalë i mirë, dhe nuk e kanë kuptuar përse e ka ndërmarrë këtë akt. Ai prej vitesh merrej me suvenire, por kohët e fundit e kishte vënë dyqanin në shitje. Ka qenë një orar kur kishte shumë njerëz përreth por fatmirësisht nuk ka pasur dëme.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.