Ish kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në një konferencë për median.
“Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! sb” shkruan Berisha ne facebook.
Një ditë më parë ambasadorja e SHBA-së përsëriti thirrjen drejtuar Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të rishikojnë listat e deputetëve ndërkohë që pak ditë më parë zonja Yuri Kim ishte vetë në selinë e PD-së për ti kërkuar hapur Bashës distancimin nga Berisha.