Afganistan, paralajmërime për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit

2 Minuta Lexim

Një numër i caktuar kombesh janë të mendimit se ekziston mundësia e një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit dhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për të mos udhëtuar atje.

Australia, SHBA dhe Britania e Madhe janë shtetet që kanë lëshuar këtë paralajmërim për qytetarët e tyre.

Deri më tani, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani. Vendet po nxitojnë në procesin e evakuimit para datës 31 gusht, datë kjo e caktuar si afati i fundit nga talebanët.

Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, duke shpresuar të fluturojnë jashtë vendit.

Talibanët kanë kundërshtuar zgjatjen e afatit, por gjithashtu kanë premtuar se do të lejojnë të huajt dhe afganët të largohen nga vendi përtej 31 gushtit, sipas sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

Të enjten, ministrja australiane për Punët e Jashtme, Marise Payne, tha: “Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe shumë i lartë i një sulmi terrorist”.

Gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar lëshoi këshilla të ngjashme duke u kërkuar njerëzve atje “të largohen në një vend të sigurt dhe të presin këshilla të mëtejshme “.

Zyra e Jashtme tha se situata e sigurisë në Afganistan “mbetet e paqëndrueshme” duke shtuar se kishte “një kërcënim të vazhdueshëm dhe të lartë të një sulmi terrorist”.

Asnjë nga vendet nuk dha ndonjë informacion shtesë mbi kërcënimin e sigurisëm shkruan BBC.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull