Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë te Ura e Dajlanit në Durrës.
Siç dallohet edhe në fotot tek Newsbomb.al, tre makina janë përplasur zinxhir, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Aksidenti ka ndodhur në pjesën e sipërme të urës, duke shkaktuar edhe radhë automobilistike, kryesisht nga kurreshtarë që kanë ulur shpejtësinë e makinës për t’i bërë foto të aksidentuarve.
Forcat e policisë nuk kanë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes.
