Një alarm për bombë është dhënë afër godinës së Capitol Hill në SHBA. Policia është përgjigjur menjëherë duke rrethuar kamionin e dyshimtë me autorin brenda që mund të ketë eksploziv.
Autoritetet i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg zonës deri në sqarimin e ngjarjes.
Kamioni ndodhet tek Biblioteka e Capitol dhe mësohet se autori i ka thënë një oficeri se ka bombë teksa në dorë dyshohet se mbante një shpërthyese.
Momentalisht po bëhen negociata që i dyshuari të dorëzohet teksa nuk dihen ende motivet e tij.