Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, shpesh herë ndan në rrjetet social ,e ndjekësit detaje nga jeta e saj private. Ajo mundohet të jetë sa më pranë ndjekësve të saj e shpesh zhvillon intervista virtuale në Instagram rreth çështjeve të ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme Lori thjesht u është përgjigjur ndjekësve të saj rreth kurioziteteve të tyre, duke zbuluar edhe disa detaje që nuk i kemi ditur më parë. Kështu, dikush e ka pyetur Lorin se çfarë do bënte ndryshe po të kthehej 10 vite pas. Ajo është përgjigjur duke thënë se do kishte edukimin prioritet. “Do isha përpjekur për një universitet më të mirë. Të kisha edukimin prioritet!- ka shkruar Lori. Megjithëse vlen të theksohet se kurrë nuk është vonë për të studiuar e për të ndjekur ëndrrat, andaj ky “peng” i Lorit nuk është edhe aq i vështirë për tu realizuar.