Bën 60 vjeç për pak ditë, Barack Obama do të festojë ditëlindjen si askush tjetër

2 Minuta Lexim

Ish-presidenti Barack Obama do të festojë 60-vjetorin këtë fundjavë me një festë në Martha’s Vineyard (Vreshtat e Martës) duke ndjekur gjithë potokollet e sigurisë ndaj Covid-19.

Eventi do të organizohet në një ambient të jashtëm këtë të premte dhe do të ndiqen të gjitha rregullat e vendosura nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve për shkak të frikës së ekzistencës së variantit Delta. Të gjithë personat që do të jenë të ftuar do të testohen dhe do të ketë një koordinator për sigurinë ndaj Covid. Të ftuarve do ju duhet t’i tregojnë koordinatorit testin negativ të Covid, ose përndryshe nuk do të bëhen pjesë e festës.

Vendi në të cilin Obama do të festojë konsiderohet nga CDC si një zonë jo shumë e rrezikshme për përhapjen e Covid-19. Obama bën 60 vjeç në 4 gusht, por ditëlindjen do e festojë pak ditë më vonë.

Sipas The Hill në listën e të ftuarve do të jenë Oprah Winfrey, George Clooney e shumë personazhe të tjerë të njohur. Sipas informacioneve deri më tani mendohet se do të jenë rreth 480 persona të ftuar në ditëlindjen e ish-presidentit. Një person me profil të lartë publik, mik i ngushtë i Barack Obama që nuk do të marrë pjesë në festë është presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull