Berisha tha se nuk do ta lërë mandatin si deputet, reagon ambasada amerikane

1 Minuta Lexim

Menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës që vetëm Zoti mund ta ndalonte të futej në Kuvend, ambasada amerikane ka reaguar për Fax News, ku thotë se SHBA do të përdorë të gjitha instrumentet për të goditur korrupsionin. Sipas ambasadës qëndrimi i SHBA në luftën kundër korrupionit mbetet i pandryshua, pasi cënohet siguria kombëtare e vendeve.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim për Fax News shkruan se:

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull