“Bota ndoshta nuk do e arrijë kurrë imunitetin kundër COVID-19”, ekspertët paralajmërojnë

2 Minuta Lexim

Teksa Covid-19 dhe rastet rriten nga viti në vit, qeveritë në mbarë botën janë duke mbrojtur shpresën e “imunitetit të tufës”, një tokë e premtuar ku virusi ndaloi përhapjen në mënyrë eksponenciale sepse mjaft njerëz ishin të mbrojtur kundër tij. Tani imuniteti i tufës duket si një fantazi.

Mendimi ishte se pandemia do të zbehej pasi një pjesë e popullsisë, ndoshta 60% deri në 70%, ishte vaksinuar ose kishte rezistencë përmes një infeksioni të mëparshëm. Por variantet e reja si Delta, që është më i transmetueshëm dhe ka treguar se i shmanget mbrojtjes, tregojnë se edhe imuniteti i tufës është i ‘pamundur’.

Delta po nxit valë të reja në SHBA dhe Britani, vende që e kanë murosur vaksinimin, që mesa duket kanë ​një imunitet natyror më shumë se 50%, por edhe vende që kanë arritur ta menaxhojnë COVID, si Australia dhe Kina

Anthony Fauci dhe zyrtarë të tjerë kanë tërhequr vëmendje për të rritur numrin e personave që iu duhet mbrojtje. “A do të arrijmë imunitetin e tufës? Jo, kjo ka pak mundësi”,-tha Greg Polonia, drejtor i Grupit të Kërkimit të Vaksinave në Klinikën Mayo në Rochester, Minesota.

As natyra nuk do ta zgjidhë problemin. Është e paqartë sesa gjatëdo të zgjasë imuniteti natyror i fituar nga kalimi i Covid-19, dhe nëse do të jetë efektiv në luftimin e shtameve të reja. Variantet e ardhshme, përfshirë disa që mund t’i shmangen imunitetit edhe më me efikasitet sesa Delta, ngrenë pyetje se si – dhe kur – kjo pandemi do të përfundojë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull