Çfarë po i shkaktoni trupit nga larja e përditshme?

1 Minuta Lexim

Kush nuk bën dush çdo ditë në verë? E pamundur të durosh apo jo? Studimet për këtë temë janë nga më të ndryshmet, por ekspertët bien të gjithë në një mendje kur është fjala për ta bërë dushin pjesë të rutinës.

Ka nga ata njerëz që larjen çdo ditë e kanë bërë pjesë të ditës. Nëse nuk bëni pjesë te ky grup, mos u ndieni të turpëruar. Nëse jeni larg tij, ndoshta po…

Sipas një studimi të ri, larja shpesh shkakton më shumë dëme sesa dobi. Të paktën, ekspertët e Qendrës Shkencore të Gjenetikës në Universitetin e Utahut, në SHBA, thanë se larja shpesh mund të dëmtojë mikroorganizmat, bakteret dhe viruset që gjenden në trupin e njeriut dhe që e mbrojnë atë nga “sulmet e jashtme”.

Këto mikroorganizma janë të rëndësishme për shëndetin dhe sipas ekspertëve, përçarja e ekosistemeve mikrobiale mund të ketë pasoja në sistemin imunitar, të tretjes, madje edhe në zemër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull