Policia e Gramshit ka arrestuar tre të rinj të cilët kundërshtuan me dhunë efektivët e Forcave “Shqiponja”. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetërin gjatë një aktiviteti festiv në qendër të qytetit të Gramshit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës.
Njoftimi i plotë i policisë: Gramsh
Kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 3 shtetas.
Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës.