Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten reshje me intervale të shkurtra kohore në disa qytete të vendit.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 31°C.