Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 46-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një pallati, në tentative për t’i dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pak para mesnatës në zonën e Linzës në Tiranë, ndërsa 46 vjeçari ndodhet në spital.
“Në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.