Humb jetën pas tetë ditësh në spital Tatiana Haxhiaj, nga fshati Asim Zeneli në Gjirokastër.
60-vjeçarja është viktima e dytë nga zjarret në vendin tonë, pasi në 3 gusht humbi jetën tragjikisht bashkëshorti i saj, Andrea Haxhiaj.
Të dy kishin pësuar djegie të mëdha nga zjarri që rrethoi fshatin në Gjirokastër.
Tatjana Haxhiaj kishte djegie në rreth 70% të trupit dhe për fat të keq, pas rreth një jave në spital, nuk ia doli të fitonte betejën me vdekjen.