Zv/Kryeministri Erion Braçe ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga posti që mban teksa pritet në pak ditë të prezantohet dhe qeveria e re, e cila do të drejtoje vendin në 4 vitet e ardhshme.
Në një postim në Facebook, Erion Braçe shkruan se çdo gjë e ka një fund dhe se është i nderuar që i ka shërbyer njerëzve në nevojë, në ditët e tyre me të vështira në 24 vitet e fundit.
Ai e kishte fjalën për tërmetin e 26 nëntorit 2019, kur në Shqipëri u regjistruan edhe 51 viktima, mbi 1000 të plagosur dhe mijëra të tjerë mbetën pa shtëpi.
Braçe ka ndarë në Facebook dhe një video ku shihet ai nën shoqerinë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke folur nga Thumana, ndërsa një tjetër tërmet bie live.
Postimi i Braçes:
KA NJE FUND!
I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!
#THUMANE2019