Europa në krizë ekonomike/ Këto janë 3 vendet me më shumë probleme

1 Minuta Lexim

Pushimet verore do të jenë të papërballueshme për shumicën e familjeve me të ardhura të ulëta në BE.

Një studim i Konfederatës së Sindikatave Europiane zbuloi se rreth 35 milionë qytetarë të Bashkimit Europian nuk fitojnë mjaftueshëm sa për të përballuar pushimet.

Të dhënat u nxorën nga Eurostat. “Pushimet nuk duhet të jenë luks për disa. Ndërsa shumë punonjës janë larg duke shijuar pushimet me miqtë dhe familjen, miliona njerëz nuk e kanë këtë fat për shkak të pagës së ulët, “tha zëvendës sekretarja e përgjithshme e konfederatës Esther Lynch.

“Rritja e pabarazisë së pushimeve tregon se si përfitimet e rritjes ekonomike në Evropë gjatë dekadës së fundit nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë.”

Sipas studimit, 28% e atyre të moshës 16 vjeç e lart që jetojnë në bllokun prej 450 milion njerëz nuk kanë mjete për të shijuar një pushim njëjavor jashtë shtëpisë.

Situata më e keqe është në Greqi, ku 88.9% e njerëzve që jetojnë në varfëri nuk mund të përballojnë pushimet, e pasuar nga Rumania (86.8%), Kroacia (84.7%), Qipro (79.2%) dhe Sllovakia (76.1%).

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull