Fjala e parë për mandatin e ri, Rama sulmon ashpër Berishën

4 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e  grupit të vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit u ka kërkuar të gjithëve  të bëjnë një vështrim kritik nga vetja në mënyrë që të rriten dhe forcohen më shumë,

Vërtetë kemi marrë një notë kaluese në zgjedhjet e 25 prillit si asjnëherë më pare, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka peshuar në zgjedhjen e tyre mungesën e alternativës ndaj nesh? Sa ka qenë prania e deputetëve tonë dhe sa pozitive ishte marëdhënia e deputetëve me komunitetin? Sa e kanë ndikuar rezultatin tonë padrejtësitë, rryshfetet dhe qokat e administratës? Sa ka arritur të pastrohet PS nga drejtorë, shefa dhe zyrtarë të korruptuar që janë kosto morale dhe politike për ne dhe si do të shpëtojë nga kjo specie kjo parti? Sa gjak i ri ka hyrë në organismin e kësaj parti edhe se si do ta ripërtërijmë partinë? Këto dhe të tjera pyetje ka sa të duash. Kërkoj një vështrim kritik mbi vetvetën më parë duke rreshtuar fakte që mund të mos na pëlqejnë fare në mënyrë që të rritemi dhe të forcohemi më shumë. Çdo gjë nis nga vetja, si individ duke kërkuar brenda vets se çfare do të kishim bërë më mirë, çfarë nuk shkoi siç duhej”- tha kryeministri Rama.

Ai ka paralajmëruar deputetët e rinj dhe të vjetër se  çdo ndërhyrje apo ndikimke në tendera apo në mbajtjen në punë të njerëzve të papaftë do të konsiderohet armiqësore me qëllimet e shqiptarëve që kanë votuar Partinë Socialiste. Ai tha se kjo skuadër duhet të luftojë nepotizmin dhe klientelizmin dhe se duhet t’u përgjigjet qytetarëve për problemet e tyre.

“Kjo që është sot këtë është skuadra drejtuese e PS, e vendit në 4 vitet e ardhshme. Është skuadra që do t’u përgjigjet qytetarëve për hallet dhe problemet e tyre. Duhet të përgatitemi për vendime jo të lehta, për punë të vështira. Duhet të jenë të gatshme të heqin dorë nga lojërat e dëmshme dhe teë padobishme që të luftojmë nepotizmin dhe klilentelizmin. Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, për të sistemuar në vende pune njerëz që nuk e meritojnë apo ndikime për në procese tenderash janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin”- shtoi Rama

 

“Dora e PS për bashkëpunim do të jetë e shtrirë pa kushte. Konflikti verbal nuk do të jetë më kryefjala e jetës politike dhe parlamentare. Sado që ata t’i bien fyellit me të njëjtën frymë. Me vrimën që kanë rënë brenda me këmbët e tyre plot 5 herë me radhë. Kush nuk merret me interesin e njerezve por merret me opoziten eshte shqetesim per grupin dhe jo per opoziten. Opozita do të vije në parlament me një dhëmballë të prishur që nuk ka qëllim ta shkuli. Por kjo nuk është arsyeje për t’u marrë me PD dhe fytyrën që i është infektuar nga ajo dhëmballë. Sa kohë të jetë dhëmballa aty, PD nuk do ta votojë njeri. Nuk duhet ta kemi në asnjë mënyrë luftën me PD. Në fund të mandatit nuk do vlerësohemi ccfraë thamë dhe cffarë bëmë PD por sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto katër vjet. Me opozitën do të kemi vetëm betejën politike që nuk do ta lëmë pa bërë por me një qasje të re”.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull