Një djalë i ri nga Lushnja është vënë nën pranga policore pasi akuzohet se ka abuzuar me një vajzë në moshë të mitur.
Ngjarja u denoncuar të ketë ndodhur në qytetin e Sarandës ku si i riu dhe e mitura gjendeshin me pushime.
Policia lokale tha se F.A., 19 vjeç, banues në Karbunarë të Madhe të Lushnjes, ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të mitur, 14 vjeçe.
I dyshuari është ndaluar nga forcat e sektorit kundër krimeve seksuale.