Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sot e nesër. Sipas IGJEUM, nuk priten reshje, teksa shumë zona mbeten të rrezikuara nga zjarret.
ZJARRET NË PYJE
——————–
Sot pasdite (e hënë dt.02) dhe nesër (e martë dt.03) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I MODERUAR”.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.02) dhe nesër (e martë dt.03) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 33 °C
në vendet e ulëta: 24 / 37 °C
në vendet malore: 18 / 33 °C
Era
Sot pasdite (e hënë dt.02) dhe nesër (e martë dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.