Iku koha e komplikacioneve

1 Minuta Lexim
Singapori, më pas Gjermania, dhe me siguri shumë vende të tjerë ku imuniteti i grupit është arritur ose është duke u arritur, nuk ndjekin më me shqetësim numrat e pacientëve të diagnostikuar me COVID.
Nga Erion DASHO * –
Në këto vende (ku bën pjesë edhe Shqipëria), variantet e reja që njohim deri tani mund të përhapen dhe të shkaktojnë infektime, por shkalla e komplikacioneve dhe vdekshmërisë është shumë e ulët, e ngjashme ose edhe më e ulët se virozat sezonale.
Fatkeqësisht, për personat e pavaksinuar ose për ata që nuk e kanë kaluar sëmundjen, këto variante mbeten të rrezikshme, siç e tregon përvoja amerikane, britanike, etj.
Në këto kushte, vaksinimi me një vaksinë të sigurt (Pfizer, Moderna, Astra Zeneca apo Janssen) është zgjidhja dukshëm më e mirë për t’u mbrojtur nga komplikacionet dhe humbja e jetës.
Çdokush të përfitojë nga mundësia për t’u vaksinuar dhe për të garantuar një vjeshtë-dimër të sigurt për vete dhe familjen!
*  Autori është mjek ekspert në shëndetin public, aktualisht shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull