Nga Zija ÇELA –
Në vitin 1979 kisha botuar romanin e parë me titullin “Një verë pa lamtumirë”. E ku ta dija une se do të kisha edhe “një vjeshtë pa lamtumire”, por me “mirupafshim”?! Sepse, po atë vit, shkova në Kosovë me Dritëteroin, në perberje tê delegacionit kur do te nenshkruhej marreveshja mes Lidhjes se Shkrimtareve nga ana e Tiranes dhe Shoqates se Shkrimtareve nga pala e Prishtines.
Dritero Agolli dhe Ibrahim Rugova me kandil nenshkruan pasi, natyrisht me kast, në ate zyrë ku u ndodhem, u ndal rryma elektrike. Mirëpo fati ka edhe parathomat e drites së vet. Pikerisht ai mjedis i vogël do te behej selia e pare e LDK dhe kabineti i pare i Presidentit te ardhshëm Rugova.
Me duket se të nesermen mbrema ndoqem ne teater Sofren e Poezise, me vargje të Fan Nolit. Ne salle binte në sy një grup maturantesh. Pikerisht keta të rinj e të reja, mbasi mbaroi shfaqja, me kerkuan te bashkohesha me ata. Mirepo aso kohe, kur dilje pertej kufijve, nuk lejohej qe asnje anetar i delegacionit të shkeputej nga grupi. Ia tregova Driteroit kerkesen e maturanteve dhe ai, pa një e pa dy, tha: “Shko, Zija.”
Ajo nate ne Prishtinë me ka mbetur e paharrueshme. Nata kur beme gjithashtu aq fotografi, sa nuk po na dilnin dinaret e mbledhur së bashku për t’i paguar. Por fotot, ashtu si një kujtim ne vargje, nënshkruar nga “Malësirja”, sidoqoftë do ta gjenin rrugen per te mbërritur deri tek une.
Prej atij udhëtimi shkruajta e botova tregimin “Mermeri që pikon”. Janë aty stalaktiti dhe stalakmiti prej mermeri te Shpellës së Gadimes, të njohur ndryshe si Romeo e Zhuljeta. Prej një force te pandalshme terheqese, ata jane nisur në drejtim të njëri-tjetrit për t’u takuar. Dhe tregimi, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, ka perfundimin se shpirtrat që duhen një ditë bëhen bashkë. Madje, edhe në terr e gjejnë njëri-tjetrin.