Kapet 1 ton kokainë në shtetin fqinjë, sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë

1 Minuta Lexim

Policia e Malit të Zi sapo ka konfiskuar mbi një ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e zbuluar ndonjëherë në këtë shtet. Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona. Kontrollet janë kryer në Mojanoviq, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica, ku u gjet dhe lënda narkotike.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s dhe ka hapur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.  Ky shtet ashtu si edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor një nga kushtet kryesore për  anëtarësim në BE ka luftën kundër trafikut të drogës, dhe krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull