Nga Ymer NURKA –
Shqipetarit, atij qe ndjehet patriot dhe i dhemb Atdheu, pasi eshte streha e fundit, qe ploteson mirefilli identitetin e tij; Shqiptarit modern, i cili duhet te shprehet me fjale dhe me vepra, ne mbrojtje te interesave kombetare! Shpesh n’ato çka lexoj sot, nuk e shikoj nje gje te tille, por ndjej me teper nihilizem, konformizem, servilizem, liberalizem e plot izma te tjera, por qe nuk kane te bejne fare me atdhetarizmin. E ç’na duhet Patriotizmi ne Shqiptareve, kur sot na mungojne elemente, qe lipsen per egzistencen tone?!
Te qënit patriot nuk do te thote se do te besh shkence, por thjesht t’i japesh prioritet cilesive te blatuara nder shekuj, ne rrethana te caktuara historike, si Gjuha, tradita, besimi, kultura ne teresi, veshja, folklori, te cilat padyshim perbejne menyren autentike te “të jetuarit”. Te gjithe keta elemente jane te integruar ne nje trup te vetem, te cilin e bejne te vetishem dhe te vetedijshem ne identitetin e tij kombetar, pra “Shqipetar”. Ka popuj ne bote, qe ende nuk i kane te shfaqura dhe te pjekura keto cilesi, si rrjedhim nuk mund te quhen “de fakto” kombe, popuj si; “Maqedonet e Veriut”, Greqia, Serbia, Bosnja, apo Mali Zi, te cilat me institucionet e tyre kane mese nje shekull, qe perpiqen te promovohen, si kombe dhe pothuajse deri diku ia kane arritur qellimit. Sa me shume ata vjedhin dhunshem limfen e nje kombi “te plakur” dhe te rregjuar, aq me teper shfaqin cilesi, si kombe dhe ne te njejten kohe po njelloj zvetenohet Kombi natyror Arberor. Madje theksoj se ne keto 3 dekada, i dekurajuar dhe gjoja i drejtuar ne liri te plote, nga nje palopolitike kryekeput antishqiptare, kombi yne po firon dita-dites cilesite e tij identifikuese.
Por nuk deshiroj te ndalem aspak ketu, sesa tek nje prognoze e frikshme, e cila per mendimin tim eshte m’e rrezikshmja, ne te gjitha kohrat, te cilen une do ta cilesoja si; “krisja e madhe”. Anekend neper media, po aludohet sot me “gjysmezeri” mbi nje platforme politike, mbi krijimin e kombit Kosovar. Çne kjo ide e çmendur dhe kujt i sherben ? Padyshim qe ky projekt i sherben gjithkujt, vetem Shqiptareve jo. Krijimi i dy kombeve nga e njejta etni eshte shkencerisht i pamundur dhe nuk ka arsye te behet, vecse me qellimin absurd te futjes ne qorrsokak te planit te madh te ringritjes se Kombit Arberor. Ky komb eshte katakomb ne gabzerrin e pseudokombeve rreth e rrotull, te cilet nuk po munden dot ta percjellin ne fytin e tyre te ngushte. Nuk ka dhe nuk mundet te kete “komb Kosovar” ide e kuzhines Serbomadhe, “megalloidhese”, apo te ashtuquhajturve Maqedone, te cilet “de facto” jane vecse bullgaret gjakshprishur.
Fryjne shume erera ne Prishtine, ku dhe Turqit jane te interesuar per shkombetarizim te Dardaneve dhe mezi presin qe keta te fundit te zhveshin petkat e vjetra te kombit Arberor dhe te veshin petkat e reja si “Kosovare”, ca si Turq dhe ca si Sllave ca si Rome dhe ata me rrebelet si Shqipetare. Nje katranosje e vertete. Keshtu do te ndodhe derisa “media e lire” e orientuar se tepermi drejt antishqiptarizmes, te kete akses dhe te trumbetoje nepermjet te ashtuquhajturve profesore te tipit Nexhmedin Spahiu, te cilet me sharlatanizmin e tyre injorojne vlerat tona kombetare. Do te jete mese dramatike te pesojme institucionalisht kete “krisje te madhe” te kombit Arberor. Duhet te theksojme se kohet moderne nuk eshte se po na favorizojne shume. Serbia do ta njohe si shtet Dardanine, vetem me emrin Kosove dhe kur te vetequhet “komb kosovar”. Me politiken e saj gjememadhe ajo ka mundur, si fillim te perçaje politiken tone; ne “AllaRama” dhe “AllaKurti”, te cilet rrjedhimisht po reflektojne deri ne baze tek shqipetaret e thjeshte.
Kryepolitikanet tane gjoja ata konvergojne me politiken Amerikane, por qe as kete drejtim nuk e shoh te reflektojne seriozisht. Nuk eshte çudi qe keta palo politikane me kete petkun gjoja modern neser te dalin dhe t’u kerkojne Serbve dhe Grekeve “falje”, per ndonje gjoja gjenocid qe ju paskemi bere ne Shqiptaret nder shekuj. Çfare nuk pret prej “pseudodiplomacise vasale” te tyre, ne emer te bashkejetes dhe vllazerimir te madh e pa limit! Kombi yne do te jete gjithmone i provokuar prej pjelles se tij te shitur. Te qenit “Shqipetar” do te jete teper e veshtire ne vijim te kohes qe jetojme, jo vetem ne Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi, Bosnje, Mal te zi, por edhe ne territoret ku kemi pseudoshtetet tona; Shqiperi dhe Dardani. Etnite e sajuara dhe egzagjeruara ne territorin e Republikes se Shqiperise kane marre tashme pasaportat e kombesive te tyre me lehtesi, madje edhe qente kane te drejte t’i cilesojne sipas kombesise, ndersa ne vendet e cituara eshte teper e veshtire te kesh kombesine Shqipetare.
Nuk mundet nje Shqipetar te beje kariere dhe te studioje ne Turqi, pa qene nje mysliman i thekur, po keshtu edhe ne Greqi, pa qene i pagezuar me emrat qe kane prapashtesen ..”aqi”, apo “opullos” etj, sikurse dhe ne Serbi dhe Mal te zi, ku Dritan Abazi nuk mundet te behej pjese e parlamentit dhe qeverise Malazeze pa ndryshuar mbiemrin nga Abazi ne “Abazoviq”. E tmerrshme te jetosh ne keto kohe te semura, ku Shqipetaret duhet te kishin prioritet absolut integrimin “de jure” te kombi Shqipetar barabar me Kombet e perparuara te Evropes. Dalja ne drite e teorive te tilla antishqiptare, me krijimin e “kombit Kosovar”, nxjerr edhe njehere ne pah pavetedijen tone si Komb Arberor, perpalle qellimeve shfarosese te vlerave qe kemi trasheguar nga paraardhesit tane Pellazgo-Iliret. Kjo eshte Sfida m’e madhe e te gjithe kohrave! Dashte zoti dhe ta kalojme!