Korça nën ritmet e muzikës, nata e fundit e festës së Birrës mbledh shumë njerëz

1 Minuta Lexim

Nata e pestë dhe e fundit e festës së Birrës në Korçë do të kulmojë me performancën e këngëtarit boshnjako-kroat, Goran Bregoviç.

Qytetarët e shumtë që janë pjesë e kësaj ceremonie festive, thonë se në Korçë këto ditë gjenden për të shijuar birrat Korça e Tirana, si dhe interpretimin e një artisti të madh siç e quajnë ato Bregoviçin. Ata shprehen për Fax News se kanë ardhur të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.

“Shumë bukur, ka atmosferë dhe i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë tona. Jam më tepër fans i festës se i artistëve që do luajnë sonte”- tha një nga qytetaret.

“Unë kam ardhur të dëgjoj Bregovicin”-shprehet një tjetër.

“Kam ardhur nga Italia, jam i apasionuar pas kësaj muzike. Nuk na interesojnë shumë masat kemi ardhur për të ndjekur Bregovicin

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull