Kujdes! Nga 1 shtatori nuk hyni dot në Maqedoninë e Veriut pa një nga këto dokumente

1 Minuta Lexim

Maqedonia e Veriut shtrëngon masat në kufi për shtetasit që futen nga Shqipëria.

Autoritetet kane vendosur se duke nisur nga data 1 shtator, te gjithe ata shtetas te Shqiperise qe futen ne Maqedonine e Veriut duhet te jene te pajisur me certifikaten e vaksinimit.

Ne te kundert eshte i detyrueshem paraqitja ne dogane e nje testi negatic PCR i 72 oreve te fundit, ose test antigeni i 48 oreve te fundit

Shtrengimi i masave vjen pas rritjes se madhe te rasteve ditore dhe numrit te vdekjeve si pasoje e Covid-19.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

“Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.”

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull