Duke marrë parasysh përhapjen e variantit të ri të Covid-19, “Deltës”, qeveria e Izraelit një ditë më parë ka miratuar masat e reja për parandalimine përhapjes së pandemisë.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se duke filluar nga 18 gushti Green Pass do të aplikohet nga mosha 3 vjeç e sipër.
Përveç kësaj, ndër masat e reja nga data 18 gusht do të rifutet në qendrat tregtare dhe zonat tregtare edhe “Kodi i Purpurt”, që autorizon praninë maksimale të një personi çdo shtatë metra katrorë.
Paralelisht, qeveria miratoi një alokim të jashtëzakonshëm për spitalet që të forcojnë menjëherë strukturat e tyre.
Sipas kryeministrit Naftali Bennett ekziston një garë midis përhapjes së pandemisë Delta dhe fushatës së vaksinimit.
“Ne duhet të jemi gati të përballemi me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në spitale në të gjitha spitalet. Ne duhet të blejmë kohë që fushata e vaksinimit të hyjë në fuqi”,tha ai.