Luana Vjollca ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.
Ndërkohë që të gjithë kanë dyshime, Luana i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim të bërë së fundmi në Instagram. Ajo ka publikuar disa foto të saj, në të cilat shihet me një kanotiere ngjyrë portokalli dhe përkrah imazhit ka shkruar: “Pa hë, çfarë ka të re?”.
Menjëherë pas këtij postimi kanë nisur komentet nga miq të saj dhe fansa. Ajo që bie në sy është fakti se komentet i lidhin të gjithë me ngjyrën portokalli.
Kështu kanë nisur dyshimet se këtë sezon, Luana Vjollca mund të marrë drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli”. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, këtej e tutje Luanën nuk do e shohim më në ekran të shtunave, por të dielave. Sezonin e shkuar “Portokallia” u drejtua nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi, ndaj prite të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë me spektaklin.