Mark Marku meriton respekt! U dh**u mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma

2 Minuta Lexim

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku ka njoftuar ditën e sotme përmes një editoriali dorëheqjen nga mandatit të deputetit.

Ky vendim ka ngjallur reagimet e para. Gazetari Edmond Arizaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se dorëheqja e Markut meriton respekt dhe për këtë rendit disa arsye.

Sot Marku meriton respekt

Kushdo që e ka sulmuar, kritikuar, apo bëhet gati për shigjeta ndaj Mark Markut, duhet ta mbyllë gojën. Qoftë ky militant, apo kryeministër.

-Marku është i vetmi deri më sot që nuk u bë kundërshtar pasi humbi, por pasi fitoi.

-Marku është i vetmi që nuk nxori të zezat pasi e zbythën nga partia e pushteti, por edhe pasi i dhanë post e pushtet.

-Marku është i vetmi që nuk kërkon ndryshim duke vënë veten në qendër, por duke vënë bindjet.

-Marku është i vetmi deri më sot, që u dhjeu mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma.

-Marku, si askush tjetër deri më sot, në të gjitha partitë, ka goditur kryetarin e vjetër dhe kryetarin e ri.

-Marku si askush tjetër deri më sot, nuk i përkëdheli kundërshtarët pasi u divorcua me të tijtë.

-Markut mund t’i themi plot gjëra nga nesër, por sot meriton respekt”, shkruan gazetari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull