Ish-basketbollisti dhe trajneri Njazi Lleshi u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ai mbajti fanellën me nr.5 në skuadrën e famshme të Partizanit në vitet ‘50-‘65.
Me skuadrën e kuqe më 1956-n Njazi Lleshi vuri në gjoks medaljen e parë të kampionit. Në gjuajtjet e tij nga distanca me dy duart lart mbi kokë u bë problem për të gjithë lojtarët.
Njazi Lleshi pati karrierë të shkëlqyer si lojtar, për shumë vite e më pas mori detyrën e trajnerit të të rinjve, ku koleksionoi shumë tituj dhe përgatiti lojtarë të talentuar që i siguruan Partizanit për dekada tituj kampion.
Ekipet i aktivizuar si basketbollist: Partizani 1950-1956, Tirana 1957, Partizani 1958-1964
Në ekipin kombëtar: 5 ndeshje ndaj Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe RDGJ (2)
Trofe: Me Partizanin 1956, 1958, 1959, 1960
Trofe: Kupa e Shqipërisë me Partizanin 1960.
Trajner: Të rinjtë e Partizanit 1962-1974, të rriturit e Partizanit 1974-1975 të rriturat e Partizanit 1981-1989
Trofe si trajner: Kampion të rinjtë e Partizanit 1971, 1972, 1973, 1974, të rritur Partizani 1973-1974 dhe 1974-1975, të rriturat Partizani 1988-1989
Medaljet e arta: në Spartakiadën Kombëtare 1974
Fitues i Kupës së Shqipërisë: Partizani 1975
Vlerësime: “Mjeshtër i Madh”(2011), “Mjeshtër Sporti” (1959), “Nderi i Sportit Shqiptar” (2000), “Kuadër i dalluar në sport” (1971), “Mirënjohje e qytetit të Tiranës” (2000), dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” (1981), me Urdhrin “Naim Frashëri” (kl. II 1986, kl. I 1989) “Medalje e artë” (1996)