Një incident të cilin mediat greke e cilësojnë si të pashembullt ka ndodhur sot në Galatsi të Athinës.
Disa persona, kombësia e të cilëve nuk përcaktohet në artikullin e Protothema, kishin bërë porosinë dhe shpërndarësi ishte me origjinë shqiptare.
Ky i fundit shkoi në adresën e dhënë dhe djemtë në banesë i thanë të ngjitej lart. Një prej ture i tha që t’i hidhte çelësat që ai të ngjitej sipër dhe t’ja çonte kafet në banesë, por shqiptari nuk kishte pranuar dhe kështu nisi një debat i ashpër mes tyre.
Punonjësi shqiptar u largua dhe shkoi në dyqanin ku punonte, por burri që kishte bërë porosinë e ndoqi së bashku me dy shokët e tij. u shkaktuan dëme dhe në një makinë të parkuar aty pasi u qëllua disa herë më armë.
Fatmirësisht shqiptari nuk u lëndua ndërsa autori me shokët e tij u larguan nga vendngjarja.