Ndryshimi i klimës: Pse po ndodh dhe si mund të ndihmosh ti?

4 Minuta Lexim

Dikur, ndryshimi i klimës konsiderohej si një problem që do të ndodhte në të ardhmen, por tani e dimë që po ndodh.

“Ndryshimi i klimës” përshkruan një ndryshim në kushtet mesatare të klimës – të tilla si temperatura dhe reshjet – në një rajon gjatë një periudhe të gjatë kohore. Klima e Tokës ndryshon gjithmonë për periudha të gjata kohore dhe ka qenë më e nxehtë dhe më e ftohtë se tani, por ritmi i ndryshimit është përshpejtuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Shkencëtarët janë thellësisht të shqetësuar për ndryshimet që kanë vënë re që nga Revolucioni Industrial.

Pse ndodh ndryshimi i klimës?

Karboni ruhet në të gjithë planetin – në bimë, tokë, oqeane, koren e Tokës, madje edhe tek ne. Ne e çlirojmë karbonin në atmosferë si dioksid karboni përmes aktiviteteve të tilla si djegia e lëndëve djegëse fosile (qymyri, nafta dhe gazi) dhe prerja e pemëve etj.

Ai dioksid karboni grumbullohet në atmosferë, së bashku me emetimet e tjera të gazrave serë, duke krijuar një “efekt serë”, ku energjia nga dielli bllokohet dhe temperatura e Tokës rritet.

Ndryshimi i klimës: Çfarë është, pse ndodh dhe si

Pse duhet të na interesojë ndryshimi i klimës?

Brenda dy dekadave të ardhshme, temperaturat kanë të ngjarë të rriten me më shumë se 1.5 gradë Celsius, duke shkelur pritshmëritë e marrëveshjes së klimës në vitin 2015 në Paris dhe duke sjellë shkatërrime dhe mot ekstrem. Me fjalë të tjera, vera e këtij viti mund të jetë më e ftohta në krahasim me vitet e ardhshme.

Aktiviteti njerëzor po ndryshon klimën e Tokës në mënyrë të pashembullt në mijëra ose qindra mijëra vjet, me disa ndryshime që jani të pashmangshme dhe të pakthyeshme, kanë paralajmëruar shkencëtarët e klimës. Vetëm reduktimet e shpejta dhe drastike të gazrave serë në këtë dekadë mund të parandalojnë ndikimet e tmerrshme në klimë, sipas Panelit Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike, autoriteti kryesor botëror në shkencën e klimës.

Ndryshimi i klimës: Çfarë është, pse ndodh dhe si

Çfarë mund të ndodhë?

Raporti i fundit përfaqëson njohuritë e plota deri më sot mbi bazën fizike të ndryshimit të klimës dhe zbuloi se aktiviteti njerëzor ishte pa mëdyshje shkaku i ndryshimeve të shpejta, duke përfshirë rritjen e nivelit të detit, shkrirjen e akullit polar dhe akullnajave, valët e nxehtësisë, përmbytjet dhe thatësirat. Thënë kjo, do të ketë më shumë ekstreme të motit dhe fatkeqësi natyrore.

Shëndeti ynë, sistemet ushqimore, ekonomitë dhe komunitetet janë të gjitha në rrezik të madh.

Ndryshimi i klimës: Çfarë është, pse ndodh dhe si

Si mund të ndihmoni personalisht?

1. Reduktoni shpërdorimet – blini veshje të përdorura, ricikloni, ripërdorni produktet, mos përdorni qese plastike.

2. Hani më pak mish dhe përqafoni një dietë me bazë bimore.

3. Udhëtoni sa më pak të mundeni me makinë dhe avion; përdorni transportin publik, ecni në këmbë ose me biçikletë. Nëse keni një makinë të vjetër që ndot mjedisin, mos e përdorni. Konsideroni makinat elektrike.

4. Blini pajisje që punojnë me energji të rinovueshme, p.sh. panelet diellore.

5. Përdorni rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar të tjerët, merrni pjesë nëpër forume për ndryshimin e klimës, qëndroni të përditësuar me të rejat e fundit./ Anabelmedia

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull