Nga Karaburuni në Shkodër, Rama tregon sa vatra zjarri janë aktive në Shqipëri

2 Minuta Lexim

Kreu i qeverisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ka nxjerrë bilancin e zjarreve teksa thotë se ka 13 vatra në gjithë vendin.

Sipas informacioneve që jep Rama, zjarre ka nga Karaburun në Shkodër, por rrezik për banesat ka vetëm në Fushë-Arrëz ku është dërguar një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Po ashtu kryeministri ka publikuar edhe pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ushtarëve të FA në 24 orët e fundit për të kontrolluar e shuar zjarret.

Postimi i plotë:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull